E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet e sportit, të çmendur pas makinave

Janë yje në fushë, por të çmendur pas makinave të shtrenjta dhe luksoze, për të cilat shpenzojnë shuma marramendëse. Nuk kënaqen me një të vetme, por kanë ndërtuar flotiljet e tua. Thuajse të gjitha faqet e internetit në botë, e sidomos ato të specializuara në fushën e makinave, kanë “inventarizuar” çdo blerje makinash, aksidente apo dhe gjoba të lojtarëve. Makina më e shtrenjtë e blerë nga Kristiano Ronaldo është “Rolls-Royce Phantom”, tip kupe, për të cilën ai pagoi 350 mijë sterlina. Kristiano ka paguar rreth 150 mijë sterlina për të vendosur në targë simbolin e tij, “CR7”. Gjithsesi, shuma e jashtëzakonshme për të blerë “Roll-Royce” , nuk ishte ndonjë shpenzim që i vrau xhepin portugezit, pasi ai fitonte 230 milionë lekë në javë). Pra, i kushtoi diçka se më pak 3 javë punë me topin.

“EKZOTIKU” RUNI
Sulmuesi i Mançester Junaitid dhe i Anglisë, Uejni Runi, me pasionin e tij të çmendur ka krijuar një parking prestigjioz në vilën e tij: “Lamborghini Gallardo”, “Bentley Continental GT” dhe Aston Martin Vanquish” janë në koleksionin e tij, por ai vetë është tmerrësisht i dashuruar me një prej makinave më ekzotike në botë, “Mercedes McLaren SLR Convertible” (me sedilje të kuqe) një makinë që i ka kushtuar 350 mijë sterlina ose 550 milionë lekë të vjetër shqiptarë. Dhe atë makinë e bleu kur isht e vetëm 22 vjeç dhe fitonte 100 mijë sterlina në javë.

“SEXY CARS”
Mbrojtësi i ashpër i Mançester Junaitid dhe kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand është i njohur për dashurinë e tij për “sexy cars” (makinat seksi). Ferdinand dashuron motorët amerikanë dhe ai zotëron një “Cadillac Escalade 4x4” dhe një “Ford F150”. Gjithsesi, garazhi i tij ka pasur edhe makina europiane si “Chrysler 300C”, “Bentley Arnage” dhe “Bentley Continental” si dhe makinën e detyruar “BMË X5”. Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, është një emër jo pak më i rëndësishme në tregun e blerjes së makinave të shtrenjta. Mesfushori fitues i Ligës së Kampioneve zotëron një listë të pasur: “Porsche 911 Turbo”, “Mercedes SLK”, “Aston Martin Vanquish”, “BMW X5”, “Bentley Continental” dhe “Range Rover Sport HST”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 30 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›