Ponce:Shans për mua të ndeshem me Qaton

Boksieri argjentinas Esteban Ponce i cili do përballet me kampionin shqiptar Kreshnik Qato për titullin kampion në versionin WBF ka mbërritur në Tiranë.
Në një prononcim për "Ora News" Ponce ka pohuar se për të është një shans të ndeshet me Qaton.
"është shans për mua të ndeshem me Qaton, por edhe të kthehem kampion në Argjentinë. Besoj se të dy kërkojmë një fitore me pikë", theksoi ai.
Ponce tha se ka parë video të ndeshjeve të Qatos. "Kam parë Qaton kur luan. Besoj se kjo ndeshje do të jetë shumë e bukur dhe ia vlen", shtoi ai.
Për Poncen, është herë e parë që luan më 12 raunde, por ai theksoi se ndihet i përgatitur. "Kjo është hera e parë që luaj me 12 raunde pasi jam ndeshur me 10 raunde. Jam përgatitur për të qendruuar deri në fund edhe me 12 raunde", shtoi ai.
Ndërsa kampioni shqiptar, Qato do të mbërrijë në Tiranë sot në mbrëmje.
Sfida në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" organizuar nga Federata e Boksit Shqiptar do të kulmojë në orën 18:00 të së dielës. Kampioni në fuqi, Qato nën siglën e kompanisë "Yldon" nga 2005 nuk ka njohur asnjë humbje në përpjekje për të korrur fitoren e 23 në karierën e tij.