Capello menaxheri më i pasur në Britani
Strategu italian Fabio Capello ka kryesuar listën e menaxherëve më të pasur në Britaninë e Madhe.
Italiani 63-vjeçar ka një pasuri prej 34 milionë paund ia ka dalë të jetë menaxheri më i pasur në listën e 'Sunday Times" për vitin 2010.
Kontrata e Capellos me Federatën Angleze të Futbollit raportohet se i sjell atij 6.4 milionë paund në vit, që e bën atë edhe menaxherin më të pasur që ka drejtuar kombëtaren angleze ndonjëherë.
Befasisht, ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane, është gjendur i dyti, duke e tejkaluar ish-bosin e tij Sir Alex Ferguson, ndërsa menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, qëndron i katërti.