E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United kërkon Sotir Ninin

www.albania-sport.com - Manchester United interesohet për Sotir Ninin, fantazistin e Panathinaikosit në kampionatin grek. Është vetë Sir Alex Ferguson që ka shprehur dëshirën për t’i hedhur një sy 20-vjeçarit shqiptar nga Himara, por me pasaportë greke. Lajmin e dha gazeta angleze “Manchester Evening News” dhe asaj i janë referuar gjitha mediat helene. Për Ninin më parë janë interesuar (mediatikisht) edhe Real Madrid e Milan.

Gazeta angleze e përmend faktin se Nini nga Shqipëria me prindër me orgjinë greke është votuar si futbollisti më i ri i vitit 2007 në Greqi, dhe ndoshta mund të behet edhe kapiteni i ardhshëm i Panathinaikos.

Vizioni dhe teknika e Ninit e kanë bindur një “dhelpër” të vjetër si Fergusoni të nxitohet ta bëjë një “Djall të kuq”. Panathinaikos kërkon një shumë prej 10 milionë strlinash për ta lënë lojtarin, i cili mund të jetë dhe në Kupën e Botës 2010 e ku mund të ketë më shumë oferta.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 29 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›