E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi-Mançester, dueli i makinave

Në prag të supersfidave të mëdha në Angli, media britanike nuk u kushton të rëndësi vetëm përplasjes së lojtarëve të mëdhenj të dy dyja skuadrave, por edhe një “sfide” midis makinave që futbollistët zotërojnë. Ja dhe një duel i veçantë midis Çelsit dhe Mançester Junaitid, dy prej klubeve më të rëndësishëm në Angli e që aktualisht kryesojnë Premier Ligën.


ÇELSI

Mikael Balak -“Audi Q7”

Mesfushori gjerman Mikael Balak zotëron një “Audi Q7” shumë të fuqishme dhe tepër luksoze, ndërkohë që në parkingun e tij ka qenë edhe një “Porsche 911”.

Didier Drogba - “Mercedes SL65 AMG”

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është një nga sulmuesit më të fuqishëm në Premier Ligë dhe golashënuesi më i mirë i bluve. Zotëron një Mercedes SL65 me 12 cilindra.


Xhon Terri -“Ferrari F430”

Kapiten i Celsit, Xhon Terri, është krenar për Ferrain e tij F430. Supermakina e tij kap shpejtësinë më shumë se 230 km në orë. Terri ka dhe një “Range Rover”.

Frank Lampard -“Aston Martin Vanquish”

Londindezi Frank Lampard zotëron një nga makinat me luksoze britanike, “Aston Martin Vanquish”, me 12 cilindra. Lampard duket se një Xhejms Bond në version futbollist.


MANÇESTER JUNAITID

Rajan Gigs-“Bentley Continental GT”

Makina e përzgjedhur nga futbollisti legjendar është “Bentley Continental GT”, falë kombinimit të saj të shpejtësisë dhe bukurisë. Interieri i saj krijon një atmosferë të bukur.


Rio Ferdinand -“Bentley Arnage”

“Bentley Arnage” është shpesh zgjedhje e futbollistëve xhentëlmenë dhe me shije. Mbrojtësi i ashpër i Mançesterit ka pasur në sallonin e tij edhe një “Ford”.

Uejni Runi -“Mercedes CLK DTM”

“Djaloshi i artë” i “Djajve” të Mançesterit ka një garazh me makinash, por më e preferuara e tij është një “Mercedes CLK DTM”, dhe këtë makinë e adhuron edhe gruaja e tij, Kolin.

Geri Nevil -“Range Rover Sport”

Ylli i Mançesterit, Geri Nevil, zotëron një “Range Rover Sport”. Një makinë me një dizajn të mprehtë, shume rezistente dhe jashtëakonisht luksoze në tapicerinë e makinës.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 30 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›