E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli 2445 Deni de Vito ne Bulevardin e Fames

Ylli i 2445 në bulevardin e Famës në Hollivud i takon Danny DeVitos për nder të një karriere që e ka shndërruar atë në një sukses të madh në kinematografi, por edhe pas skenes. I lindur në vitin 1944, në Asbury Park, Nju Jork, puna e parë e de Vitos ishte ajo e kozmetistit në sallonin e bukurisë të së motrës dhe kjo pasi u diplomua në vitin 1962.

Një vit më vonë, ai nis Akademinë e Nju Jorkut për Artet Dramatike, gjithmonë për të mësuar më shumë për kozmetologjinë. Por aty ra në dashuri me aktrimin dhe vendosi të niste një karrierë në kinema. Gjatë ceremonisë, De Vito tha me të qeshur se ende nuk e besonte dot se ishte nderuar me një yll, për më tepër që italianëve nuk iu pëlqen t’i afrohen shumë cimentos.

Projekti i tij më i fundit është një serial komik i titulluar “Eshtë gjithmonë kohë më diell në Filadelfia” .

Roli i tij i parë i madh në kinema ka qenë ai i dispecerit në serialin "Taxi". DeVito mori katër nominime Emmy për aktorin mbështetës më të mirë, dhe fitoi çmimin në vitin 1981. Mes shumë roleve të arrira ai njihet edhe për prodhimin e disa filmave si regjisor, mes të cilëve, “Lufta e Trendafilave” si dhe “Erin Brokovic”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›