Gripi i Derrit në pak ditë në Shqipëri. ISSH: nuk ka vend për panik
Gripi A H1N1 pritet të mbërrijë brenda pak javësh edhe në vendin tonë dhe kjo është e pashmangshme. Por drejtues të ISHP-së thonë se nuk ka vend për panik, pasi virusi e ka humbur fuqinë e tij vdekjeprurëse. Ndaj, personat e prekur prej tij mund ta kalojnë atë edhe në kushtet e shtëpisë, si një grip i zakoshëm, pa patur nëevojë për përkujdesje të specializuar apo për t’u vendosur në karantinë.
Alban Ylli “Përpjekjet e shëndetësisë shqiptare tashmë nuk po fokusohen në parandalimin e visrusit në kufi, por në kapjen e hershme, në kontrollin e komplikacioneve dhe sidomos të vdekjeve. Po përpiqemi të grumbullojmë më shumë raste të dyshuara sepse nuk e përjashtojmë mundësinë që brenda disa javësh virusi të hyjë në Shqipëri, për arasye të periudhës së inkubacionit ai mund të hyjë dhe në mënyrë të fshehtë për arsye të situatës së lehtë klinike që paraqet ai, mund të kalojë dhe pa u vënë re, ndaj sfida jonë për momentin është përveç përgatitjes së shërbimeve, qoftë në parësor dhe qoftë në spitale, ne ta kapim sa më herët virusin. Situata në Europë na demostron qartë se shumica dërrmuese e rasteve nuk kanë nevojë për trajtim të specializuar.”
Duke ju referuar të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi A H1N1 nuk po shkakton më vdekje, përveç rasteve kur personat e prekur prej tij vuajnë nga sëmundje të tjera të rënda.