E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalldremi 300-vjecar mbulohet me xham

Gjirokaster Kalldremi qe ndodhet ne trotuar mbulohet per te qene i dukshem nga turistet

Ne qytetin muze te Gjirokastres pjese e trashegimise kulturore te UNESCO-s nje rruge e vjeter e shtruar me kalldrem guri rreth 300-vjecar eshte trajtuar si vlere trashegimie dhe eshte mbuluar me xham per tu dhene mundesi vizitoreve te qytetit qe te shijojne vlerat e vjetra te tradites gjirokastrite. Gjurmet e nje kalldremi te vjeter te zbuluar vetem pak kohe me pare ne zonen e Pazarit te Vjeter prane qendres historike te pazarit karakteristik jane tashme te vizitueshme per te gjithe turistet qe vijne ne qytetin e gurte. Drejtori i Drejtorise Rajonale te Monumenteve te Kultures Spartak Drasa ka bere te ditur se ky monument i zbuluar krejt rastesisht gjate punimeve restauruese ne nje nga objektet me perfaqesuese te Pazarit te Vjeter eshte marre nen mbrojtjen ligjore te kesaj drejtorie te monumenteve. Pozicioni i kalldremit te vjeter qe gjendet ne kuoten rreth 1.5 metra nen ate te kalldremit ekzistues ne nje trotuar ende funksional eshte mjaft favorizues per vizitoret e qytetit muze. Projekti i realizuar nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve te Kultures synon qe ai te jete ne dobi te vizitoreve qe vijne ne qytet. Per te ruajtur dukshmerine e tij kjo pjese e trotuarit ne te cilen ndodhet kalldremi 300-vjecar eshte bere me mbulese prej xhami dhe ndricim te brendshem. Sipas drejtorit te Drejtorise se Monumenteve Spartak Drasa punimet e deritanishme perbejne vetem fazen fillestare. Sipas tij faza perfundimtare e ketij projekti do te vazhdoje te realizohet gjate vitit te ardhshem me nje financim te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve edhe ne pika te tjera te qytetit ku mund te gjenden fragmente te tilla. Kalldremi i gurte i perket periudhes rreth 300-vjecare kur pazari u rindertua pas nje zjarri te furishem qe e shkaterroi plotesisht ate. Ky eshte nje nga rastet kur zbulimet e rastesishme vihen ne funksion te turisteve edhe ne zona te banuara. Me pare specialistet kane diskutuar disa here per menyrat se si duhet te trajtohen monumentet pa rrezikuar edhe shkaterrimin e tyre pas zbulimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›