E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Polovina, promovim dhe dhuratë librash

Ka zgjedhur ditën kushtuar librit për të promovuar botimin e fundit. "Ndarje me të shkuarën" është libri më i fundit i Ylli Polovinës. Në një prezantim mes miqsh, Polovina i është bashkuar ritit të kësaj dite, duke shprehur se do të kontribuojë në nismën e Bashkisë së Tiranës për t‘u dhuruar libra bibliotekave. Personazhi i Polovinës është real. Një ish-zëvendësministër shqiptar i Punëve të Brendshme të periudhës së regjimit komunist. Një funksionar i viteve 1982-1989, ai është bërë dëshmitar i shumë ngjarjeve kyçe të fundit të diktaturës. Gjatë promovimit, Polovina u shpreh se qëllimi i tij nuk ishte të sillte një dosier të personazheve dhe ngjarjeve të kohës. Sipas tij, libri është një histori e letrarizuar. "Duke qenë një histori e romanizuar, gjithçka që është mishëruar te një personazh i përket një grupi të caktuar social e politik. Vetëkuptohet se personazhi nuk ka të bëjë drejtpërsëdrejti me pohimin apo mohimin e shumë ngjarjeve dhe sekreteve të kohës", saktëson autori.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›