E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano-Inter, „divorc‰ pas 8 vjetësh

Historia e dashurisë ndërmjet Adrianos dhe Interit ka marrë fund.
Në fakt, sulmuesi ka pranuar të prishë kontratën me klubin
zikaltër, duke evituar që çështja të kalonte për shqyrtim në KAS-in
italian. Dokumentet për "divorcin" janë depozituar në Ligën e futbollit.
Aventura e Adrianos tek Interi përfundon në mënyrën më të keqe,
pas afro tetë vjetësh: në 177 ndeshje, 27-vjeçari ka realizuar 74 gola.
Klubi nuk i përcaktoi lojtarit asnjë kusht për prishjen e kontratës dhe
braziliani është i lirë të zgjedhë çdo alternativë për të vazhduar karrierën.
Me largimin e "Perandorit", Morati kursen rreth 12 milionë
euro (rroga deri më 30 qershor 2010).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›