Edhe shqiptarët në MESS

Saktësisht në mesnatën e ditës së fundit të edicionit të 51’të të festivalit MESS, që konsiderohet si njëri prej festivaleve më të vjetra teatrore në rajon, me ndarjen e shpërblimeve përfundoi parakalimi dhjetëditor i shfaqjeve në Sarajevë.
Ky festival ndërkombëtar teatror në Sarajevë tuboi shfaqjet më të mira që momentalisht ofrohen nga produksionit teatrore të Belgjikës, Italisë, Meksikos, Gjermanisë, Zvicrës, Holandës, Sllovenisë, Kroacisë, Çekisë, Iranit, Rumanisë, Serbisë, Portugalisë dhe Britanisë së Madhe.
Në këtë mes vlen të përmendet se MESS’i i sivjetmë solli edhe tri premiera. Në fakt, festivalin e mbylli projekti autorial i Oliver Frljic, “Letra nga vitit 1920”, një shfaqje kjo që u realizua si produksion i Teatrit Popullor të Bosnjës nga Zenica dhe Festivalit MESS.
Premiera e dytë ishte shfaqja kosovare “Rrënimi i Kullës së Ajfelit”, e punuar me tekst të Jeton Nezirajt dhe me regji të Kushtrim Bekteshit, që ishte produksion i Festivalit MESS. Ndërkaq, premiera e tretë ishte shfaqja “Trëndafilat për Ana Terezan/Rrëfime Futbollistike”, në regji të Haris Pasovic, me koreografi të Edward Clug, që ishte një kooproduksion i East West Center dhe i Teatrit Popullor të Bosnjës nga Zenica.
Ndryshe, Kurorën e Artë të Dafinës, si shfaqja më e mirë e festivalit, iu nda shfaqjes së regjisorit kroat, Oliver Frljic, “Babai në Udhëtim Zyrtar”, me tekst të Adbulah Sidran dhe me interpretim të teatri Atelje 212, nga Beogradi.