Ylli i Hollivudit Gene Hackman dhe bashkëshortja Betsy Arakawa gjenden të vdekur në shtëpi

LONDËR, 27 shkurt /ATSH-DPA/- Aktori amerikan, fitues i çmimit “Oscar”, Gene Hackman dhe bashkëshortja e tij Betsy Arakawa janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Nju Meksiko, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe, konfirmoi se çifti ishte gjetur i vdekur dje pasdite në shtëpinë e tyre në Santa Fe.
Ylli i Hollivudit, Hackman, 95 vjeç, mori dy çmime “Oscar” dhe dy BAFTA në karrierën e tij të aktrimit, e cila zgjati disa dekada.
Ai u nderua me çmim “Oscar” në kategorinë e aktorit më të mirë në vitin 1972 për rolin e detektivit në filmin aksion “The French Connection”.
Hackman fitoi një tjetër çmim “Oscar” në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor për rolin e tij në filmin western “Unforgiven” në 1992 – me regji të Clint Eastwood. //a.i/