E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapja e kohes se humbur Nga Sali Berisha Kryeminister

Per Shqiperine per kompanine kjo eshte nje date e shenuar. Inaugurimi sot i kesaj kompanie te perbashket midis investitoreve shqiptare te Tiranes dhe Prishtines shenon nje ngjarje shume te rendesishme nje dallendyshe te integrimeve te pandalshme ndershqiptare rajonale dhe evropiane. Po inaugurimi i sotem perben nje arritje tjeter te madhe ne njerin prej tregjeve qe eshte shnderruar sot ne nje nevoje jetike njelloj si buka e perditshme per njeriun modern per njeriun e qyteteruar.
Tregu i komunikimit dhe komunikimi i njeriut perben leven e tij te Arkimedit per te kapur shpejtesite e kohes per te kapur kohen e humbur. Ndaj dhe qeveria ime percaktoi qe vitin e pare te mandatit te saj te pare te operoje me te gjithe potencialet ne kohen e shqiptareve e bindur se kjo eshte me e cmuar se cdo vlere tjeter. Iniciativa ishte e guximshme e veshtire dhe jo ne pak raste e paimagjinueshme.
Ne deklaruam 5 vite me pare se do te shkurtojme distancen nga cdo qoshe e ketij vendi me kryeqytetin se paku 50 . Me ekstreme te ketij vendi sot kjo distance eshte shkurtuar me 70 dhe vazhdon ne te gjitha drejtimet.
Ne deklaruam 4 vjet me pare se do te sjellim Shqiperine ne moshen e internetit si mosha me e shpejte si mosha e te gjitha moshave. Por ne kohen e kesaj deklarate interneti ne Shqiperi penetrimi i tij ishte nder me te ultit jo ne Evrope por ne planet ishte gjithsej 48 . Sot ne ne kete treg vendosemi per penetrimin e internetit me nje distance shume shume te vogel qe mund te mbyllet brenda ketij viti me penetrimin e internetit ne mesataren e Evropes.
Sot ne qendrojme 14 me lart ne penetrimin e telefonise mobile krahasuar me mesataren evropiane. Vendi ka 4.4 milion perdorues. Ka nje rritje marramendese ka nje rritje te papermbajtur. Une dua tu rrefej ju dicka personale. Qe nga vitet e rinise sime deri me sot per koincidence apo kam mbetur shume i lidhur me kompjuterin apo me vone internetin ne zyren time natyrisht qe kam nje kompjuter ne shtepine time natyrisht qe kam nje tjeter. Me vete kam nje i-pod por internetin me shume se ne secilin prej tyre lexoj ne kompjuterin qe mbaj ne xhepin e sahatit Blackberry-in tim ndaj dhe eshte kaq e mirepritur PLUS sot si nje aktor ne nje fushe qe po behet nevoje jetike e njeriut te qyteteruar. Shkalla e perdorimit te celularit ne Shqiperi eshte mbidyfishuar dhe rritet me shpejtesi por magjia e tregut eshte nje univers i tere i pafundme.
Ndaj dhe une kam shume besim tek ky ekip i shkelqyer se do te do ta shnderrojne me te riun ne me te mirin e te gjithe rrjeteve e te gjithe operatoreve ne hapesirat shqiptare. Le tu urojme ne ketyre sukses te plote. PLUS eshte gjithmone sukses.
Nga fjala e mbajtur dje ne perurimin e Qendres se pare Teknologjike te Operatorit te Katert te Telefonise Celulare PLUS

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›