Piktorja Gonxhe Voja prezanton punimet e saj në një ekspozitë personale
Autori i Lajmit: red.
Sapo hyn në ambientet e një galerie modeste në lagjen “Ali Demi” të kryeqytetit, përpara të del piktorja Gonxhe Voja, e cila mjaft e entuziazmuar të uron mirëseardhjen dhe fill më pas të prezanton me punimet e saj të mrekullueshme. Edhe pse ajo nuk njihet shumë nga publiku, imazhet e pikturave të varura në mur, (të cilat paraqiten si të gjalla e plot jetë), duket sikur flasin më shumë dhe se vetë fjalët apo reklamat. Peizazhet, portretet, mistikja etj., janë cilësuar si mjaft të arrira dhe impresionuese nga emra të njohur të artit shqiptar dhe kjo kuptohet vetëm falë talentit të saj. Thonë që “pas shiut me rrebesh del kohë e mirë”! E në fakt kështu ka ndodhur edhe me Gonxhen, së cilës edhe pse i është dashur të presë me vite të tëra për ta hapur një ekspozitë, më në fund dita e shumëpritur edhe për të ka mbërritur. Kështu nuk ka shumë kohë që piktorja e çeli ekspozitën e saj private, po në ambiente private, në galerinë e saj. E rrethuar nga emra mjaft të njohur të artit dhe kulturës zonja Voja shprehet se “ndihet shumë e lumtur që iu dha mundësia të hapte një ekspozitë të sajën” dhe më shumë dëshira i shtohet që kjo ekspozitë është hapur në ambientet e galerisë personale, e cila dhe u përurua po atë ditë. “Jam shumë e emocionuar”, - shprehet Voja. - Kisha kohë që e prisja këtë çast dhe më në fund ia arrita. Dua t i falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, miqtë për kurajon që më kanë dhënë, kolegët e mi për vlerësimet e tyre pozitive dhe pjesëmarrjen, si dhe vajzat e djalin tim për mbështetjen e madhe dhe të pakursyer që më kanë dhuruar. Ndihem e rilindur. Tani marr frymë lirisht, kur shoh që pikturat e mia kanë një shtëpi dhe vizitorët e tyre. Përzemërsisht i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në gëzimin tim, pra në çeljen e ekspozitës, e veçanërisht Maks Velon, piktorin e talentuar Skënder Kamberi e shumë të tjerë, emrat e të cilëve për momentin nuk më kujtohen e për këtë ju kërkoj falje”.
Mes emocioneve të shumta, vizita jonë në galerinë e zonjës Voja vazhdon dhe pas një dollie urimi me të, prekim librin e përshtypjeve të ekspozitës, ku emra mjaft të njohur, por edhe dashamirës të thjeshtë, kishin lënë opinionet e tyre për punën e zonjës Voja.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008