E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shkon në 21 numri i të vdekurve nga uragani "Irene"

Ka shkuar në 21 bilanci i personave të vdekur si pasojë e uraganit "Irene" i cili përfshiu dje pjesët e bregdetit lindor të SHBA-së.
 

Vetëm nga North Carolina është njoftuar vdekja e gjashtë personave. Rreth pesë milionë familje dhe dyqane kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Sipas llogarive të para era e fuqishme, shiu dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme në vlerë prej të paktën shtatë miliardë dollarësh.
 

Megjithë frikën e madhe, në Nju Jork nuk pati dëme tepër të mëdha, pasi fuqia e erës kishte rënë. Në këtë qytet nuk ka pasur deri tani asnjë të vdekur apo të plagosur ndërsa gradualisht ka filluar të normalizohet edhe trafiku i qytetit, bëjnë të ditur autoritetet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›