Edi Rama E djathta jone jo liberale ka marre peng demokracine

Tirane 27 nentor NOA - Kjo e djathte qe sot ne kemi perballe nuk eshte nje e djathte liberale nuk eshte nje e djathte qe qendron ne familjen e te djathtes konservatore amerikane apo europiane por eshte nje e djathte qe synon kapjen e shtetit per interesat e pushtetit qe eshte teresisht i kontrolluar ne te gjitha nivelet e ku ne fakt duhej te garantohej bashkejetesa mes te ndryshmeve....
Kjo jona eshte nje e djathte qe nuk e pranon te ndryshmen dhe qe angazhon perdite nje makine balte kunder te ndryshmes dhe jo thjesht ne nivelin e parlamentit ku kjo shprehet ne menyren e vet me spektakolare por ne te gjitha nivelet deri ne bazen e shoqerise....
Nga Edi Rama
Kur Saimiri me ftoi qe une te isha sot i pranishem bashke me te gjithe ju ne lancimin e kesaj akademie me te thene te drejten u surprizova sepse e njihja prej kohesh projektin si nje ide nder idete e fondacionit Qemal Stafa por nuk e kisha ndjekur te gjithe procesin e formesimit te kesaj ideje dhe te kthimit ne nje projekt te gatshem per zbatim. Nderkohe u duk si dicka sa e nevojshme aq edhe e guximshme ne kushtet e nje realiteti qe nuk duket se i jep shume mundesi per nisma te tilla.
Duke falenderuar fondacionin Friedrich Ebert per mbeshtetjen qe i ka dhene vijimesisht fondacionit te partise sone dhe Saimirin si drejtues te fondacionit Qemal Stafa per cuarjen perpara te punes se fondacionit edhe ne kushtet tejet te veshtiresuara per shkak te nje barbarizmi shume te ndjeshem te jetes politike.
Une dua ta nenvizoj qysh ne fillim forcen e kesaj ambicie per te ndertuar nje akademi politike te Partise Socialiste ne kushtet e nje kulture politike qe nuk le hapesire per mendimin e perpunuar politik nuk le hapesire per debatin e thelluar politik nuk le hapesire per ballafaqimin e ideve dhe programeve politike.
Per me teper sot kur e shohim te gjithe e shohin te gjithe pavaresisht rreshtimeve bindjeve dhe kampeve se si politika eshte terhequr gjithmone e me shume perballe inercise qe vazhdon te shkaterroje te gjithe pelhuren sociale te shoqerise sone.
Nje nisme e tille ne modestine e vet eshte nje nisme jashtezakonisht e guximshme. Sigurisht qe cuarja perpara e kesaj nisme dhe realizimi i ketij projekti eshte nje sfide e perbashket qe padyshim me kontributin e te gjithe atyre qe jane parapare te perfshihen ne kete projekt mund te dale me sukses.
Por pertej suksesit ne vetvete te realizimit te ketij projekti eshte edhe me i rendesishem fakti se ne krijojme nje hapesire te mundshme per perpunimin e mendimit politik dhe per kushtet ne te cilat e ka te nevojshme te perfshihet dhe te formohet nje gjenerate e re njerezish qe mund ta duan politiken por te cilet politika i tremb dhe i mban larg me barbarizmin e sotem.
Ne kete proces eshte padyshim ashtu sic e nenvizoi dhe zoti Lakrori jo thjesht nje pune formuese per te reja dhe te rinj qe deshirojne te behen pjese e ketij projekti por edhe veteformuese per te gjithe ne per ballafaqimin me realitetet e njerezve te zakonshem te ketij vendi ku sic e shohim te gjithe padrejtesia eshte bere perdite e me shume nje fuqi percaktuese.
Sepse politika eshte bere perdite e me shume nje arene ku zhvillohet nje shfaqje e cila ushqen padrejtesine me gjithe hapesiren e mendimit te shkollimit te perpjekjes se njerezve te ketij vendi per te mbijetuar ekonomikisht dhe shoqerisht.
Na takon ne si forca me e madhe politike e vendit dhe per me teper si nje force qe vjen nga e majta dhe qe synon te jete perfaqesuese e asaj cfare eshte sot e gjithe diten e majta e re moderne e majta e shekullit te ri qe te adresojme kete problematike me thelb padrejtesine e kthyer ne fuqi percaktuese ne te gjitha nivelet e jetes se vendit ne kushtet kur padrejtesia eshte njekohesisht dhe fuqi percaktuese me qeverisjen e vendit.
Sot Shqiperia eshte e kercenuar nga zbrazja e kuptimit te fjales drejtesi dhe nga humbja dhe e shpreses qe fjala drejtesi mund te marre kuptim.
Nderkohe qe per inerci e kerkojme drejtesine tek drejtesia si sistem si pushtet kushtetues i perbere nga organet e veta shpeshhere harrojme se nuk mund te gjejme drejtesi tek drejtesia nese vendi qeveriset padrejtesisht jo thjesht sepse e padrejte eshte pamja e te djathtes per menyren se si mund te behet bashke dhe mund te funksionoje si nje teresi kategorish njerezore qe jetojne bashke nje popull qe ballafaqohet me keto nivele te varferise dhe te papunesise dhe te margjenalizimit social dhe te mungeses se konkurrences se shpreses. Por sepse kjo e djathte qe sot ne kemi perballe nuk eshte nje e djathte liberale nuk eshte nje e djathte qe qendron ne familjen e te djathtes konservatore amerikane apo europiane por eshte nje e djathte me synimin e kapjes se shtetit per interesat e pushtetit dhe me nje pamje shume te qarte per menyren se si duhet te funksionoje vendi teresisht i kontrolluar ne te gjitha nivelet ku ne fakt duhet te garantohet bashkejetesa mes te ndryshmeve.
shte nje e djathte qe nuk e pranon te ndryshmen dhe qe angazhon perdite nje makine balte kunder te ndryshmes dhe jo thjesht ne nivelin e parlamentit ku kjo shprehet ne menyren e vet me spektakolare por ne te gjitha nivelet deri ne bazen e shoqerise.
Nuk e pranon te ndryshmin si shprehje kushtetuese pushtetesh te pavarura nuk e pranon te ndryshimin si shprehje opinionesh ne media kushtetutshmerisht te pavarura por realisht nen presionin e vazhdueshem te pushtetit dhe te parase.
Nuk e pranon te ndryshmin si shprehje e pranise ne institucionet shteterore ne administraten shteterore nuk e pranon te ndryshmin si realitet organik i bashkejeteses pluraliste dhe angazhon perdite nje proces diskriminimi dhe diskreditimi permes makines se baltes te te ndryshmit.
Nderkohe qe per sa na takon kemi nje sfide te dyfishte sfiden e perballimit me kete force agresive dhe barbarizuese te kultures se bashkejeteses qe misherohet ne formen me te eger ne kulturen politike.
Por nga ana tjeter sfiden e perballjes me padrejtesine si fuqi percaktuese pertej kundershtarit tone politik si fuqi percaktuese ne terrenin e jetes se perditshme ku praktikisht po fiton perdite e me shume qytetari padrejtesia ne marrjen e fitimit dhe te perfitimit jo thjesht ne kuptimin e parase por edhe ne kuptimin e te drejtave qe ne fakt merren permes konkurrences dhe jo permes mbylljes te rrugeve te konkurrences dhe po humb perdite terren besimi dhe shpresa se ne kete vend mund te kete nje ndarje te drejte te barres se detyrimeve duke filluar nga taksat dhe deri tek detyrimet e tjera shoqerore dhe morale te cilat sot jane kthyer kokeposhte.
Pasi sa me lart aq me pak vetedije per keto detyrime shoqerore morale dhe sa me poshte aq me e pamundur qe keto detyrime shoqerore dhe morale te jene kriter percaktues i nje bashkejetese qe ne fakt ne sistemin qe kemi zgjedhur percakton kushtetutshmerisht si te barabarte Presidentin e Republikes me fshesarin e turnit te trete ne nje qytet province.
Kjo sfide e jona eshte realisht nje sfide per te shpetuar Shqiperine nga nje humnere qe rrezikon te jete nje realitet i gjithepranuar ne fund fare i njerezve te dorezuar karshi faktit se ndryshe nuk mund te behet dhe se skema eshte e pathyeshme dhe e pandryshueshme dhe duhet thjesht ose pranuar ose lene sic eshte e te marre rrugen per te lene Shqiperine.
I gjithe programi i kesaj akademie eshte shume ambicioz dhe prek shume fusha. Sigurisht qe fusha qe ka te beje me politiken me social-demokracine si tradite dhe me Partine Socialiste te Shqiperise dhe te majten europiane si realitet i kohes se sotme eshte nje fushe per debat eshte nje fushe per diskutim intensiv te thelle dhe te hapur per nje ballafaqim te madh mes jo thjesht nesh qe jemi sot ne rangjet drejtuese te Partise Socialiste dhe ne rangjet e perfaqesimit politik te popullit opozitar por mes te gjithe atyre qe duan te shohin tek Partia Socialiste jo thjesht perfaqesimin e interesave te brendshme te saj por perfaqesimin e interesave te tyre qe pavaresisht se mund te mos jene pjese e saj te anetaresise se saj apo te perkatesise se saj publike kane te drejten legjitime qe te kerkojne prej saj ti perfaqesoje me respektin vemendjen dhe potencialin me te madh te mundshem per ti shpetuar nga padrejtesia qe e hasin ne rrugen e tyre.
E has kete padrejtesi cilido. E has kete padrejtesi nje sipermarres ne te gjitha nivelet qe sot ballafaqohet me ekzistencen jo per shkak te nje konkurrence te hapur dhe le ta themi te eger te imponuar nga nje e djathte konservatore qe admiron Reganin dhe Thecerin dhe i ka lene te gjithe ne doren e fshehte te tregut. Jo Por per shkak te mbylljes se konkurrences dhe te dores te hekurt te pushtetit te interesave te nje oborri qe kerkon te kanalizoje te gjitha perfitimet qe dalin nga veprimtaria ekonomike e ketij vendi brenda mureve te tij. E ka kete edhe nje sipermarres ne nje nivel shume me te vogel perfaqesimi te interesave ekonomike nje sipermarres i vogel apo nje sipermarres ne nje fushe qe nuk eshte nje fushe interesash te medha ekonomike.
Por ama eshte nje fushe interesash njerezore familjare te qindra dhe mijera njerezish dhe qe perseri nuk e gjen dot.
Le te bej nje shembull. Ministria e Arsimit ka nje fond per bibliotekat e shkollave.
E dini ju kush eshte botuesi me i pelqyer dhe shkrimtari me i dashur per ata qe percaktojne blerjen me leket e taksapaguesve te librave per femijeve
Fahri Balliu dhe shtepia botuese nr. 55. Kjo ka te beje drejtperdrejte me padrejtesine si fuqi percaktuese.
Sepse asgje tjeter pervec padrejtesise si fuqi percaktuese nuk mund ta percaktoje autorin ne fjale dhe shtepine botuese ne fjale si motiv ne krye te listes se preferenca te Ministrise se Arsimit te Republikes se Shqiperise.
Republikes se Shqiperise qe ne Kushtetuten e saj i ka te percaktuara te gjitha ato liri dhe te drejta qe normalisht e mbron Republiken e Shqiperise nga pushtimi i Fahri Balliut.
Ky eshte thjesht nje shembull dhe shume e shume te tjere. Por kete problem e kane te gjithe ata njerez te zakonshem te ketij vendi qe sot japin kontributin me te madh ne kuptimin e peshes qe kane nje buxhet me taksat e tyre.
Me taksat e tyre direkete dhe indirekte. Me taksat qe paguajme si detyrim te drejtperdrejte dhe asaj qe paguajme nepermjet tvsh-se ne te gjitha produkte e ster-rritura ne cmim.
Nderkohe qe pjesa tjeter ka shume me pak kontribut ne buxhetin tone te perbashket. Kjo eshte padrejtesia e kthyer ne fuqi percaktuese per te gjithe ata njerez qe sot nuk marrin dot nje vend pune per shkak se nuk arrijne dot qe talentin dhe meriten e tyre ta bejne te vleje sepse nuk ka konkurrence.
E pra kur flasim per konkurrencen dalim ne momentin qe ndan vijen mes te djathtes dhe te majtes ne kuptimin e nderhyrjes sesi palet e shohin fushen e lire te tregut dhe sesi vendosen ne marredhenie me fuqine e tregut.
Te gjitha mundesite e jashtezakonshme qe jep liria e tregut se bashku me te gjitha kercenimet qe vijne nga dalja prej cdo kontrolli te kesaj fushe. Ku ne emer te lirise padrejtesia mund te fitoje terren.
Kurse sot ne jemi ne kushtet kur eshte marre peng liria e tregut. Sic eshte marre peng ne teresi i gjithe procesi demokratik e politik i ketij vendi.
Fjala e Kreut te PS Edi Rama ne hapjen e Akademise se Politikes se PS-se nisme e fondacionit Qemal Stafa