E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu e mban frymën tek Haxhinasto: Të përshpejtohen reformat!

Haxhinasto, Arvizu

TIRANË - Të përshpejtohen reformat, veçanërisht ajo parlamentare dhe zgjedhore si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe për marrjen së shpejti të statusit të vendit kandidat!. Ky ka qenë urdhri i ëmbël dhe i dobishëm, që ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka dashur të kumtojë në zyrën e zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ku trokiti për një vizitë.

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me zhvillimet e gjera politike në Shqipëri dhe në rajon.

Ata ndanë pikëpamje të përbashkëta mbi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes dhe vlerat themelore të integrimit europian dhe euroatlantik.   /M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›