Tunizianet dynden ne Lampeduza emergjence ne Itali

Qeveria italiane ka deklaruar gjendjen e emergjencës pasi më shumë se 3 mijë emigrantë kanë mbërritur në këtë vend gjatë ditëve të fundit. Zyrtarët e emigracionit thonë se shumica e këtyre personave janë nga Tunizia e cila ka përjetuar trazira të vazhdueshme që nga rrëzimi më 14 janar i presidentit Ben Ali. Emergjenca vjen pasi kërkohen fonde dhe personel për të menaxhuar fluksin e madh të personave që hyjnë në Itali me anë të varkave të vogla që nuk arrijnë të kapen nga radarët e rojes bregdetare.
Vetëm në ishullin e Lampedusës kanë mbërritur 3 mijë emigrantë në tre ditë dhe qendrat e pritjes ndodhen në kaos, ose janë mbyllur. Ato janë jashtë kapacitetit dhe janë duke u përdorur trena dhe avione të vegjël për të transportuar emigrantët në qendrat e pritjes në Sicili ku mund të kontrollohen dhe kartat e tyre të identitetit.
Ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni ka komentuar se ekziston mundësia e depërtimit të mbështetësve të al Kaedës dhe kriminelëve të zakonshëm përmes këtij fluksi të pakontrollueshëm, dhe këta mund të përdorin eksodin për të hyrë në Europë. Ndërsa, ministri Fratini ka kërkuar vendosjen e mënjehershme të misionit Frontex për patrullimin bregut tunizian. Emigrantë të tjerë pritet të hyjnë në Itali, pasi sic raporton gazeta tuniziane, 'La Presse' 12 varka kanë lënë brigjet tuniziane me 1 persona në bord.
Juli Prifti