E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, rritja brenda muajit mars

Brenda ketij muaji pritet qe Keshilli i Ministrave te dale me nje vendim te posacem per transportin urban, nga ku pritet edhe te kete rritje cmimesh. Disa ndryshime ne kuadrin ligjor do te conin ne zgjidhjen e ketij problemi madhor. Keshtu, nga ajo mbledhje pritet qe te kemi rritje te tarifave per sherbimin e transportit, si dhe ne rastin me te mire, edhe subvencionim te operatoreve per sherbimet qe kryejne. Ata jane ankuar se cmimi i karburantit eshte rritur se tepermi dhe po ashtu, edhe njerezit qe perfitojne falas ose me gjysme cmimi. Si pasoje, ne kete menyre jane shtuar edhe humbjet per privatin. Nderkaq, pritet qe te merret nje vendim edhe ne lidhje me propozimin qe kompetencat per percaktimin e tarifave te sherbimit te transportit urban t'i percillen Keshillit Bashkiak te Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›