ZMK akuza CEZ
Cez nuk shpërndan faturat e pagesës së energjisë elektrike në adresat e konsumatorëve ashtu siç parashikohet me ligj. Altin Goxhaj, drejtor i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit i dorëzoi kryetarit të komisionit për mbrojtjen e konsumatorit në Ministrinë e Ekonomisë Besjan Pesha, ankesë për vjedhjen që i është bërë konsumatorëve shqiptar.
Sipas të dhënave që ka mbledhur zyra e mbrojtjes së konsumatorëve, në shumë qytete të vendit nuk janë dorëzuar faturat pranë abonentëve. Pas akuzës për mbifaturime në muajt nëntor-dhjetor kundrejt CEZ shtohet edhe ankesa për mosdërgimin e faturave.