Komisioni hetimor, mbledh fakte për “21 janarin”
Komisioni hetimor, ditën e sotme në orën 12.00 do të mbajë një vizitë tek Garda, kjo një vizitë faktëmbledhëse përsa i takon ngjarjes së 21 janarit.
Ditë më parë, ka qënë Kuvendi i Shqipërisë i cili miratoi vendimin për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal, për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues, në 21 janar 2011".
Ndërkaq, objekt i punës së komisionit është hetimi rreth veprimtarisë së aktorëve të përfshirë për zbatimin e ligjit “për tubimet”, në demonstratën e 21 janarit.