E Shtunë, 31 Tetor 2026

SIDA, mbi 30 persona te infektuar ne nje vit

Brenda më pak se një viti janë raportuar plot 35 të infektuar me HIV/AIDS. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër sëmundjes së shekullit, një sërë aktivitetesh do të mbahen nga përfaqësuesit e shëndetësisë, OJF në kuadër të parandalimit nga kjo sëmundje.

Sipas shifrave, shumica e të prekurve janë infektuar nga kontakti seksual, marrëdhëniet e pambrojtura, një pjesë është transmetuar nga nëna te fëmija. Nuk mbeten të vecuara rastet e kalimit të sëmundjes nga transfuzioni i gjakut. Kategorisë së pacientëve me HIV/AIDS asnjëherë nuk i kanë mbaruar problemet, një herë ilaçet e munguara, më pas reagentët e vonuar.

Ilaçe të pa zhdoganuara që kanë lënë pacientët në radhën e pritjes, receta, udhëtime, shpenzime shtesë në kurriz të të sëmurëve, që i shtojnë më tepër shqetësimet e tyre.

Mbështetur në numrin e personave të diagnostikuar dhe raportuar, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV. Megjithatë, sipas ISHP vërehet një tendencë në rritje e numrit të rasteve të reja dhe vlerësimet sugjerojnë për një numër më të madh të rasteve të pa diagnostikuar. Nga ana tjetër, vlerësimet e ndryshme që janë bërë, tregojnë se vendi ynë mund të përballet me një rritje të shpejtë të numrit të rasteve, nëse nuk merren masat e duhura për parandalimin e epidemisë.

Meshkujt vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të rasteve 69% (202 raste), por vërehet një rritje e numrit të femrave HIV pozitiv 31% (89 raste). Nga rastet e reja të diagnostikuar në vitin 2008, 15 prej tyre janë femra.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›