E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ngujohet" familja e Kryeziut

Zhdukja në mënyrë misterioze e Ismet Kryeziut, 16 ditë më parë, ka "ngujuar" familjen e tij në Tiranë. Bashkëshortja Anila Leli dhe vajza e tij, nuk dalin nga apartamenti, pasi kanë frikë. Avokati i familjes, Idajet Beqiri, deklaron se asnjë prej pjesëtarëve nuk del nga shtëpia, me frikën se mos zhduken pa lënë gjurmë si kryefamiljari.

Pistat hetimore që po ndiqen nga policia për zhdukjen e Kryeziut (të cilat janë fokusuar në një rrëmbim të mundshëm), të vrasjes apo të torturimit, i kanë futur tmerrin pjesëtarëve të familjes. Edhe kur dalin në raste të rralla, shoqërohen nga një patrullë e Policisë së Shtetit, e cila kontrollon zonën dhe ruan banesën.

Ajo cka e mundon familjen është mosgjetja e një provë që të hedhë dritë mbi largimin e Ismetit. Prokuroria dhe policia e kryeqytetit nuk kanë gjetur asnjë indicje të saktë se çfarë ka ndodhur me Ismet Kryeziun pas datës 16 nëntorit të këtij viti.

Çështja e aktivistit kosovar, me një jetë të trazuar, ku tri herë është arrestuar për akuza "të fabrikuara" nga tri shtete të ndryshme, duket se nuk do të mbyllet shpejt. Për më tepër, tani që hetimet janë shtrirë deri në Iran, atje ku është vërtetuar se ai ka bërë dy vizitat e fundit, para zhdukjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›