E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Shqipëria, vend shembullor për harmoninë e bashkëpunimin ndërfetar

Bujar Spahiu, drejtori i arsimit në Komunitetin Mysliman i ftuar në Ora News foli rreth festës së Kurban Bajramit dhe harmonisë fetare në vendin tonë. Ai tha se festa e Kurban Bajramit vjen pas kryerjes së ritit të pelegrinazhit dhe është shtylla e besimit mysliman. Sipas Spahiut nëse një besimtar zotëron pasuri duhet të shkojë të paktën një herë në jetën e tij në Mekë. "Kurban Bajrami, pra therja e një kafshe mori kuptim kur një nga djemtë e Ibrahimit u sprovua nga Zoti që të bënte djalin e vetëm kurban. Ai e pranoi provën dhe Zoti për ta shpërblyer i dërgoi një dash për ta therur në vend të djalit. Zoti donte të vinte një ligj social, për sodilarizimin e tyre pa dallim , për nevojë të tyre që nuk kanë, që të paktën një herë në vit të mund të marrin ushqim të mirë nga të pasurit", tha ai. Bujar Spahiu u shpreh se domethënia e kësaj feste i kujton një të pasuri që të jetë dorëlirë, pra të ndihmojnë njëri-tjetrin, të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Duke iu referuar besimit tek të rinjtë Spahiu nëvizoi se "Nuk është e lehtë të përcillet besimi tek të rinjtë. Brezi nga sistemi i kaluar nuk ka pasur njohuri, por edhe tani në demokraci nuk e kemi plotësuar këtë boshllëk. Por mekanizmi i Komunitetit Mysliman nuk ka muguar." Sa i përket ndalimit të fesë në shkolla Spahiu theksoi se "E drejta e shkollimit është për çdo kënd. Në Evropë nuk ka problem në respektimin e kësaj të drejte. Sa i përket lëndëve fetare në Evropë aplikohet dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të ndodhë e njëjta gjë edhe në Shqipëri." Në fund të bisedës në Ora News Spahi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›