E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë PR-së, aktivitete në mbrojtje të mjedisit

Me slloganin "Një fidan një miqësi" të rinjtë e forumit të Partisë Republikane kanë ndërmarrë nismën për mbjelljen e disa pemëve në liqenin artificial. Ata shprehen se me anë të këtij veprimi duan që të tregojnë se që të gjithë së bashku mund të bashkëpunojnë për gjelbërimin e qytetit dhe të tregojnë pakënaqësinë që ndiejnë ndaj betonizimit që mbulon Tiranën.
Mbi të gjitha të rinjtë e forumit të Partisë Republikane premtuan se nuk do të rrinë me kaq, ata do të organizojnë aktivitete të tjera për ndryshimin e ambjenteve në kryeqytet. Sipas tyre kjo është gjëja më e mirë që ka në dorë për të bërë rinia shqiptare dhe se kanë gjetur mbështetje nga të gjithë anëtarët e forumit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›