E Diel, 1 Nëntor 2026

ZRRE: Nuk shtrenjtohet rryma

Tarifat e energjisë elektrike nuk do të ngritën për konsumatorët, ngase kërkohet një analizë e detajuar para se të arrihet tek ky vendim. Kështu kanë deklaruar të premten anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), duke thënë se brenda këtij viti nuk do të ketë ndryshime në strukturën tarifore.

ZRRE-ja bëjn të ditur se këtë vit nuk do të ketë rritje të të hyrave të KEK-ut kështu që nuk do të ketë as ngritje të tarifave të energjisë elektrike.

Krenar Bujupi, anëtar i bordit të ZRRE-së, ka thënë se para se të ndryshohen tarifat kërkohet një analizë e detajuar e gjendjes ekonomike të konsumatorëve.
“Struktura tarifore tash për tash nuk do të ndryshojë. Në procesin që po na pret deri në miratimin final të strukturës tarifore të gjithë konsumatorët, bordi ka mundësi të jap udhëzime, por për të ndryshuar strukturën tarifore duhet të bëjmë një analizë të detajuar të gjendjes në Kosovë si dhe të gjendjes ekonomike të konsumatorëve tonë shtëpiak. Të shikohen me kujdes efektet që do të ketë ndryshimi i strukturës tarifore në konsumatorët më në nevojë”, tha Bujupi.

Po ashtu u tha se struktura tarifore e cila është në fuqi, lejon që çmimi mesatar të jetë i ndryshëm për konsumatorë. Konsumatorët të cilët harxhojnë më pak kanë një çmim më të vogël mesatar për pagesë mujore derisa ata të cilët harxhojnë më shumë kanë çmim më të lartë për pagesë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›