Zabërxha përforcon Kosovën

Kosova e Vushtrrisë është afër kompletimit të transferimit të Ardian Zabërxhës nga Hysi. Zabërxha veç i ka filluar stërvitjet me ekipin vushtrrias, derisa brenda pak ditëve pritet që edhe të nënshkruajë kontratë me zyrtarët e këtij klubi. Lajmin e ka konfirmuar për Express, vetë drejtori i kësaj skuadre, Besim Halili.
Ardian Zabërxha i ka nisur stërvitjet me ne, por ende nuk kemi nënshkruar kontratë me të, sepse lojtari ka kontratë me Hysin. Por, Hysi me gjasë do ta lërë të lirë atë, dhe atëherë menjëherë do të firmosim kontratën me këtë lojtar. Ne jemi të interesuar për ta mbajtur Zabërxhën në ekip dhe brenda pak ditëve, sipas të gjitha gjasave do ta nënshkruajmë kontratën, deklaroi Halili.
Ai tha se ky do të jetë përforcimi i fundit për skuadrën e tij në këtë stinor, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e transferimit të futbollistëve të rinj në afatin kalimtar të dimrit.
Pas 11 xhirove të kaluara, vushtrriasit gjenden në pozitën e 10-të të tabelës së klasifikimit, me 12 pikë të tubuara, gjegjësisht dy më shumë sesa Vëllaznimi e Gjilani që zënë dy vendet e fundit.