E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Rasti i Sopotit, çështje e gjykatave

Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se rasti i Sopotit është një rast i gjyqësorit dhe se ai nuk mund të deklarohet rreth hetimeve.
Kryeministri Gruevski është pyetur sot se si i komenton deklaratat që vijnë nga partneri i koalicionit BDI për sinjale pozitive nga Gjykata Supreme për rastin e Sopotit ka theksuar se është i informuar për këtë tezë, por ky është një rast gjyqësor që zgjidhet nëpërmjet kanaleve gjyqësore.
Nga BDI kanë bërë të ditur se rasti i Sopotit pritet të marrë vendim pozitiv që të kthejë në rigjykim këtë rast që ndodhi në vitin 2003, për të cilën u ngarkuan si fajtorë banorë lokal të fshatit Sopot të Kumanovës, një vepër që u cilësua tërësisht e montuar politikisht pas dëshmive të faktuara nga një komision parlamentar.
Komisioni parlamentar për verifikimin e fakteve rreth këtij rasti i përbërë nga të gjitha partitë politike, përveç PDSH-së, ka nxjerrë dëshmi dhe fakte të reja lidhur me rastin, duke i rekomanduar gjyqësorit përsëritjen e procesit gjyqësor, për shkak të shkeljeve të procedurës gjyqësore, dhunës ndaj të burgosurëve dhe duke cilësuar se bëhet fjalë për një rast të montuar politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›