Trajkoviç: Serbia ska kapacitete të bisedojë për Kosovën
"Beogradi, aktualisht, nuk ka kapacitete që të hyjë në bisedime për statusin e Kosovës. Kështu është shprehur politikane serbe nga Graçanica Rada Trajkoviç, në një intervistë për Evropa e Lirë.
"Unë mendoj se, në këtë moment, Beogradi nuk ka kapacitete që të negociojë për statusin. Sikur unë të isha udhëheqja e Beogradit, të gjithë energjinë do ta kisha orientuar drejt lobimit për një raportim sa më të mirë të Gjyqit Ndërkombëtarë të Drejtësisë, mendoj për mendimin këshillëdhënës" theksoi Trajkoviç.
"Do të përpiqesha që përmes tij të marrim diçka që nënkupton 'tapinë', të cilën nuk do ta komprometoja me hyrjen e menjëhershme, me zgjidhjen ose vënien e sërishme në tavolinë të zgjidhjes së statusit të Kosovës, por do të punoja në forcimin e kapacitetin shtetëror të Serbisë, në kuptimin ekonomik dhe të sigurisë dhe të procesit integrues drejt Bashkimit Evropian dhe gjithsesi drejt NATO-s", shtoi më tej ajo.
E pyetur edhe për zgjedhjet e zhvilluara në veri të Kosovës, nga qeveria e Serbisë, Trajkoviç tha se këto zgjedhje tregojnë para se të gjithash mangësitë e Serbisë por edhe të Kosovës duke shtuar se pret një integrim të heshtur, jo të dhunshëm, të veriut. Sipas saj, për Serbinë do të ishte më e rëndësishme të lobonte për një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.