E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baton shkelqen ne Australi

Xhenson Baton e perfundoi ne menyre te shkelqyer garen hapese te Formula 1, per kete sezon, teksa u shpall fitues i Cmimit te Madh te Australise. Anglezi i eshte bashkuar Hondes, vetem nje vit me pare. Baton, bashke me shoken e tij te skuadres, Rubens Barrikelo, e perfunduan ne vend te pare garen e djeshme. Kjo ishte fitorja e dyte, ne karriere per Baton dhe e para per skuderine e tij, qe kur Xhodi Shektet triumfoi ne Cmimin e Madh te Argjentines, ne vitin 1977. "Fitorja me eshte dukur, si nje enderr. Nuk e besoja se isha ne podiumin e fituesit", - theksoi Baton, pas triumfit: "Por duhet te vazhdojme, sepse kemi shume pune perpara". Kampioni i botes, ne fuqi, Ljuis Hamilton e nisi i 18-ti garen e djeshme, por ne fund u ngjit ne vend te trete. Formula 1 ka nisur me probleme dhe kontestime, per shkak te ndryshimeve, qe kane ndodhur gjate ketij sezoni.

Cmimi i Madh i Australise

Piloti Skuderia Koha Pike

Xhenson Baton (Braun) 1:34:15.784 10

Rubens Barikelo (Braun) 1:34:16.591 8

Ljuis Hamilton (MekLaren) 1:34:18.698 6

Timo Glok (Tojota) 1:34:20.219 5

Fernando Alonso (Renault) 1:34:20.663 4

Niko Rosberg (Uiliams) 1:34:21.506 3

Sebastien Buemi (Toro Roso) 1:34:21.788 2

Sebastien Bourdais (Toro Roso) 1:34:22.082 1

Skuderite Pike

Braun GP 18

Meklaren 6

Tojota 5

Renault 4

Toro Roso 3

Uiliams 3


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›