Zaganjori në kërkim të votave, takohet edhe me Idrizin
Share
Kandidati i mazhorancës për president, Xhezair Zaganjori ka nisur një tur takimesh me krerët e partive parlamentare, për të marrë mbështetjen e tyre.
Pas takimit në selinë rozë me kryesocialistin Edi Rama, Zaganjori është takuar në një lokal në Tiranë edhe me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Në një prononcim pas takimit me Ramën, Zaganjori u shpreh se kërkon të shpjegojë arsyet se përse kandidon për president. Megjithatë, mundësitë e tij për tu zgjedhur si president konsensual, janë pothuajse zero.