Zaganjori takon Edi Ramën: E kërkova vetë takimin për të shpjeguar se përse kandidoj
Share
(E PERDITESUAR)- Kandidati i mazhorancës për postin e presidentit, Xhezair Zaganjori, zhvilloi një takim rreth një orë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në selinë rozë. Zaganjori foli shkurt për mediat pas takimit. Ai tha se e kishte kërkuar vetë takimin me Ramën për tu prezantuar dhe për të shpjeguar arsyet se përse kandidonte. Zaganjori tha se e njihte Ramën nga larg, por jo nga afër. Ai shtoi se nuk e ka pasur të lehtë vendimin për të kandiduar. Sipas tij, takimi është në të mirë të dialogut. Zaganjori nuk komentoi faktin nëse kishte marrë mbështetje.