Zaganjori takim me studentët, kreu i Gjykatës së Lartë apel për mos-zvarritjen e gjyqeve
TIRANË- Xhezair Zaganjori, i sapo emëruar në krye të Gjykatës së Lartë, në një takim me studentët në prag të festimeve të 100-vjetorit të drejtësisë shqiptare, i bëri apel të gjithë gjykatësve që të mos zvarrisin çështjet gjyqësore.
"Ende mbetet shqetësim numri i lartë i dosjeve pa gjykim, kjo e konfirmuar edhe sipas Progres-Raportit, ku thuhet se ka edhe probleme të tilla si cilësia e vendimeve, vonesat në gjykim, veçanërisht vonesat dhe tejzgjatja e procedurave dhe e kohës brenda së cilës normalisht shqyrtohet çështja në Gjykatën e Lartë", tha Zaganjori.
Ndërsa anëtari tjetër i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, tha se zgjidhja gjendet vetëm tek rregullimet ligjore. "Cilatdo qofshin zgjidhjet, unë bëj pjesë tek ata juristë, të cilët vlerësojnë se nuk mund të anashkalohet garantimi dhe respektimi i të drejtës së cilitdo për t'u dëgjuar nga Gjykata. Ngarkesa e madhe e punës është problemi dhe 'halli' jonë", tha Dvorani.
(d.b/BalkanWeb)