Gol tjetër i Hamdi Salihit, fiton skuadra e tij
Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka shënuar përsëri në kampionatin kinez. Në fakt, sulmuesi i kombëtares shqiptare shumë shpejt e kaloi ekipin e tij Jiangsu Sainty në avantazh në fushën e vet kundër skuadrës Guangzhou. Ai realizoi që në minutën e 11-të të takimit, rezultat ky me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë skuadra e shqiptarit realizoi edhe një herë, për ta bërë këtë fitore më bindëse. Me këtë gol të shënuar, Salihi arrin në kuotën e 4 golave të shënuara në 7 ndeshje të zhvilluara deri tani, ndërsa Jiangsu Sainty ngjitet në pozicionin e 11-të në kampionatin kinez me 8 pikë. Kujtojmë që Salihi ka shënuar edhe në Superkupën e Kinës, madje ka qenë edhe goli i tij i parë në kontinentin aziatik.
Gjithashtu, goleadori shkodran ka shënuar edhe dy herë në Ligën e Kampioneve në Azi. Ai po bëhet protagonist me këtë skuadër, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Ishte pikërisht Hamdi Salihi ai që i dha fitoren skuadrës sonë kombëtare në ndeshjen kundër Norvegjisë.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)