E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aroma që kishte toka para dy miliardë vjetësh

TIRANE-Shkencëtarët pohojnë se kanë gjetur çfarë arome kishte toka para 1.9 miliard vitesh. Ata ia kanë dalë të zbulojnë aromën në sajë të fosileve të gjetura rreth liqenit ‘Superior’ në Kanada.

Sipas raportit të gazetës “Proceedings of the National Academy of Sciences”, shkencëtarët kanë zbuluar se si ushqeheshin mikrobet në Gunflint, fosil i ngjashëm me bakterin. Kjo mënyrë e konsumimit njihet si heterotrofi dhe është e ngjashme me procesin që zhvillohet të njerëzit pas marrje së ushqimit kur bakteret në lukthin tonë lëshojnë materiet.

Kjo mënyrë e të ushqyerit është shumë e ngjashme me procesin e të ushqyerit të baktereve të tashme nga i cili emetohet erë, aromë e lehtë e ulfid-hidrogjenit, me fjalë të tjera erë e vezëve të prishura.

“Kjo që kemi zbuluar është shumë befasuese. Mund të themi me shumë siguri se toka para 1.9 miliard vitesh kishte aromë vezësh të prishura”, konstaton Martin Brasie, njëri nga autorët dhe profesor në Universitetin e Oxfordit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›