E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: S’ka prova për përdorimin e armëve kimike në Siri

NEW YORK - Një ekip i hetuesve të Kombeve të Bashkuara ka thënë se nuk ka prova të qarta për përdorimin e armëve kimike në Siri.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Hetimet në Siri ka bërë të ditur se “nuk ka arritur në gjetje përfundimtare sa i përket përdorimit të armëve kimike nga palët në konflikt”.

Deklarata vjen pasi Carla Del Ponte, ish-prokurore për krime lufte dhe tani anëtare e komisionit, u ka thënë mediave zvicerane se rebelët sirianë kanë përdorur armë kimike, përkatësisht gaz sarin.

Rebelët kanë hedhur poshtë pohimet e Del Pontes. Në anën tjetër, aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se sulmet ajrore të Izraelit në lokacionet ushtarake pranë Damaskut, kanë vrarë së paku 42 ushtarë të dielën.

Izraeli ka thënë se sulmet kanë pasur në shënjestër militantët e Hezbollahut dhe jo regjimin sirian.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›