Shehi: Brojka fushatë për mua, luks nëse më mbështet Meksi
TIRANE - Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pritet të jetë pjesë e listave të PD-së në garën për deputet në Tiranë. Shehi konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare” se ky ka qënë kushti i LZHK-së për PD-së që të përfshihet në lista e përbashkëta të PD-së. Kreu i LZHK-së thotë se “ka veshur këpucët e vjetra” dhe po bën fushatë çdo ditë në kryeqytet, duke e mbështetur disa prej ish-figurave të spikatura të PD-së, si ish-kreu i Bashkisë së Tiranës, Albret Brojka. Ndërsa mbështetjen e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, Shehi e quan një luks për të. Dashamir Shehu flet dhe për mundësitë e fitores së PD-së, pas ikjes së LSI-së nga koalicioni i djathtë. Sipas Shehit, me Metën, humbja ishte e sigurtë, pa të, fitorja është e mundshme, pasi ka solidarizuar të djathtën.
Shehi, a e keni nisur fushatën?
Unë kam veshur këpucët e vjetra dhe përditë po bëj fushatë elektorale. Me kodin e ri tashmë jemi më të favorizuar, pasi nëse më parë na duheshin 12 mijë vota, tani na duhen vetëm 7 mijë vota.
Ju do të jeni në listat e PD-së?
Në bisedimet që zhvilluam para pak ditësh me PD-në, parashtruam si kusht tonin pikërisht daljen në listat e përbashkëta. Marrëveshja është bërë në princip, por të shohim brenda këtyre dy ditëve se si do të vendosë PD-ja. Unë jam gati për të qenë pjesë e listës së PD-së, por do të kemi edhe kandidatët tanë në zona të ndryshme të vendit.
A keni një preferencë tuajën për zonën ku do të kandidoni?
Nëse bëhet një ndarje mes kandidatëve të Partisë Demokratike, do të preferoja ndonjë zonë qytetare, ku ka popullsi autoktone kryesisht. Por edhe vetë PD-ja po bën fushatë në çdo zonë dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne.
Nga kush kërkoni mbështetje realisht?
Gjatë ditëve të fushatës, takimeve që po zhvillojmë, ne shohim përditë një mbështetje të gjerë të qytetarëve, por në Tiranë ka figura të spikatura dhe si figura qendrore të PD-së, që po më mbështesin.
Kush konkretisht?
Po më mbështesin shumë figura të njohura, një prej tyre është Albert Brojka, ish-kreu i Bashkisë së Tiranës, një vlerë e shtuar për të djathtën, një prej figurave të rëndësishme të PD-së. Por kam edhe mbështetjen e shumë të tjerëve.
Edhe të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi?
Me thënë të drejtën, mbështetja e Aleksandër Meksit do të ishte një luks për ne dhe për mua. Megjithatë, LZHK-ja mirëpret këdo që dëshiron të kontribuojë për fitoren e së djathtës dhe dyert i kemi të hapura në çdo kohë. Nuk është se po ia marrim PD-së figurat e saj, por mos harroni se unë jam më i vjetri ndër të rinjtë dhe më i riu ndër të vjetrit, flas në politikë. Pra, jam një zinxhir që lidh brezat mes njëri-tjetrin.
Pa LSI-në në koalicion, a rrezikohet fitorja e së djathtës shqiptare, tashmë të grupuar në “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”?
Me Lëvizjen Socialiste për Integrim humbja ishte e sigurtë. Ikja e saj nga koalicioni i ka shtuar shanset e së djathtës që të fitojë bindshëm më 23 qershor. Largimi i LSI-së riaktivizoi të djathtën, e solidarizoi atë dhe po e çon të sigurtë drejt fitores. Ndaj askush të mos mendojë se LSI-ja e rrezikon fitoren e së djathtës, përkundrazi e bën më të arritshme atë më 23 qershor.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)