Madridi: Bojkoti i opozitës, një paradoks politik
Gjatë qëndrimit në Madrid, Bregu zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit për BE-në Diego Lopez Garrido dhe Komisionin Parlamentar për BE-në, të kryesuar nga Aria Canete Miguel.
Sekretari i Shtetit për BE-në Garrido theksoi se presidenca spanjolle ka si prioritet të saj nxitjen e procesit të integrimit për Ballkanin Perëndimor, e Shqipërinë në veçanti. Në lidhje me liberalizimin e vizave z. Garrido deklaroi se liberalizimi i vizave për Shqipërinë është një çështje teknike që nënkupton përmbushjen e detyrimeve të udhërrëfyesit. “Ne presim raportin e Komisionit Evropian në mënyrë që ta vendosim për aprovim në axhendën e Këshillit Evropian, ç’ka do të mundësojë hyrjen e menjëhershme në fuqi të liberalizimit të vizave për Shqipërinë”.
Me tej, Garrido u shpreh se gjatë presidencës spanjolle mund të ketë mes dy vendeve një bashkëpunim shumë dimensional për të ndihmuar Shqipërinë në përshpejtimin e anëtarësimit të saj në BE. “Ne do të bashkëpunojmë edhe për menaxhimin e fondeve evropiane për përmirësimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit e çështjeve të tjera të lidhura me vlerat e demokracisë evropiane”.
Pasi u njohën me situatën politike, anëtarët e Komisionit e Parlamentar për BE-në, e cilësuan bojkotin e opozitës si një paradoks politik që nuk çon në asnjë zgjedhje, në interes të vendit. Deputetët theksuan gjithashtu se janë të gatshëm të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e opozitës shqiptare për rëndësinë e përfaqësimit në parlament, në institucionin ku duhet të miratohen ligjet e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në këto takime Ministrja Bregu bëri një pasqyrim të plotë të situatës politike në Shqipëri duke theksuar vullnetin e qeverisë për të arritur një kompromis, duke respektuar Kushtetutën dhe pavarësinë e institucioneve, me qëllim hyrjen e opozitës në Parlament. Gjatë takimeve, Bregu informoi mbi të dhënat e fundit për plotësimin e detyrimeve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.