E Diel, 1 Nëntor 2026

Zahia Dehar, prostituta e Frenk Riberisë



Zahia Dehar. Kjo është prostituta minorene e përfshirë në skandalin seksual të tre lojtarëve të Kombëtares franceze, Frenk Riberi, Sidnej Govu dhe Karim Benzema. Aktualisht është 18 vjeç, por në kohën e marrëdhënieve me yllin francez të Bayern Munich ishte 17 vjeç, dhe për këtë arsye skandali morri përmasa të mëdha. Pas Riberisë, ishin edhe dy ndërkombëtarë të tjerë francezë të cilët ishin argëtuar me biondinën. Dehar kujdesej shumë për të pasur një figurë tërheqëse. Në Francë mund të dënohesh deri në tre vjet burg për seks me minorene. Një seancë më të shkonte deri në 2000 euro.

Moderatore sporti– futbollist, çfarë çifti!

Ajo është moderatorja më e bukur e sportit, ka njohuri të vërteta rreth futbollit, dhe natyrisht do të zgjidhte një futbollist si burrë. Andrea Kaizer (28 vjeç), moderatore e televizionit gjerman Sat.1 dhe ylli i futbollit Lars Ricken (33 vjeç) do të martohen.
“Po, unë e dua”, - tha ajo. “Do të jetë një dasmë e bukur”
Prej një viti Kajzer dhe futbollisti janë një çift. Ricken ka qenë futbollist i Kombëtares dhe ka fituar Ligën e Kampioneve me Borusia Dortmund në vitin 1997.

Françesko Toti, baba për herë të tretë?

Ndërsa Roma pret të fitojë këtë sezon Serie A dhe Kupën e Italisë, kapiteni verdhekuq, Francesko Toti duket se do të bëhet për herë të tretë baba. Bashkëshortja e tij, modelja dhe modertatorja Ilari Blasi është shtatzënë. Për të dëshmuar lajmin e madh në shtëpinë romane Totti është barku i fryrë, fotot e publikuara në revistën “Gente”. Pas Christian e Chanel, një fëmijë i tretë për numrin 10 të Romës mund të jetë një tjetër dhuratë e çmuar në një supervit për skuadrën e kryeqytetit italian.

Çifti Bekham, në urgjencë për një vajzë

Që çifti Bekham dëshirojnë urgjentisht të kenë një vajzë, kjo nuk përbën më një të fshehtë. Si David ashtu dhe Viktoria duan një motër për vëllezërit Brooklyn (11 vjeç), Romeo (7) dhe Cruz (5). Por me “Baby-diet”, që po mban Ish-Spice-Girl nuk kanë pasur deri tani sukses. Tani Viktoria dhe David janë duke menduar të adoptojnë një vajzë. Një i brendshëm e familjes rrëfeu për revistën “Closer”: “Viki ka thënë se shanset e saj për të mbetur shtatzënë janë shumë të pakta, por ajo nuk e ka përjashtuar faktin se mund të adoptojë një vajzë”. Nëse Vic nuk do të mbetet shtatzënë deri vitin tjetër, atëherë ajo është e hapur edhe për një bebe jo biologjike”. Gjithsesi, ajo është duke pritur vitin e ardhshëm, kur dhe karriera e futbollistike e David nuk do të jetë kaq intensive”, - rrëfeu burimi.

Gratë më të nxehta të futbollistëve

KOLIN-RUNI

Kolin Runi, gruaja e sulmuesit të Mançester Junatid, është një grua shumë e shtrenjtë përsa u përket shijeve. Në foton e publikuar, ajo ka një çantë të markës “Hermes”, që kushton jo pak por 5 mijë euro. Ora “Rolex” që i shkëlqen në dorrë ka vlerën e 20 mijë eurove. E bukur dhe simpatike, Kolin nuk mund të mungojë në evenimente të mëdha sportive, por as të mungojë në festa luksoze të të organizuara prej mikeshave të saj, apo prej vetë asaj.

ADRIANA-KRISTIAN

Ai është një yll futbolli, ajo një top-modele: Kristian Karembeu, një ish-futbollist i Realit të Madridit, ndërsa Adriana Sklenarikova Karmebu, një supermodele sllovake. Adriana është supermodelja me këmbët më të gjata: 128 centimetra, aq sa për këtë fakt u regjistrua edhe në librin e rekordeve “Guiness”. Ka qenë protagoniste e shumë skandalave në mesin e viteve 1990, ndërkohë që ka bërë dhe prezantuesen televizive në Itali. Aktualisht jeton në Paris dhe çifti bën një jetë të bujshme.

Alena-Bufon
Alena Seredova, bashkëshorjtja e portierit të Juventusit, Xhanluixhi Bufon, konsiderohet edhe si gruaja më e bukur në botë e një futbollisti. Përmasat e ish-Miss Çekisë janë 94-60-92.

Aline-Ronaldinjo
Reporterja e sportit, Aline Dominguez, ka “gjuajtur” shumë lojtarë të Milanit. Superseksi Aline ka pasur edhe një marrëdhëie me “magjistarin” e Milanit, Ronaldinjo.

Noemi-Makelele
Francezja e bukur, Noemi Lenuar (përmasa perfekte 90-60-60) është bashkëshortja e ish-futbollistit të Kombëtares franceze, Klod Makelele.

Selsius-Drpiç
Nives Selsius është bashkëshortja e sulmuesit të Karlsruhes, Dino Drpiç, dhe konsiderohet si ëndrra e shumë meshkujve. Modelja Abigail Klensi i përket sulmuesit gjigant të Anglisë, Piter Krouç.

Silvia-Rafael
Silvie van der Vart është gruaja e bukur e mesfushorit të Realit të Madridit, Rafael van der Vart. Karoline Seliko është gruaja e superyllit të Rralit, brazilianit Kaka.

Raika-Ronaldo
Raika Oliveira është një ish-mikeshë e nxehtë e Ronaldos. Raika pëlqen shumë futbollin, por mbi të gjitha futbollistët. Nereida Gajardo ka qenë ish e dashura e Kristiano Ronaldos.

23 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›