E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaki dejt Hull City-t

Hull është në bisedime me sulmuesin egjiptian Amr Zaki rreth mundësisë së huazimit të tij në KC Stadium, ka bërë të ditur presidenti i klubit anglez, Adam Pearson.

Sezonin e kaluar, sulmuesi 26-vjeçar shënoi 11 gola për Wiganin, gjatë periudhës së huazimit nga klubi egjiptian Zamalek.

Të enjten, uebfaqja zyrtare e Zamalek kishte njoftuar se Zaki ishte afër transferimit në Stoke, mirëpo tani është shfaqur mundësia e huazimit të tij, në Hull City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›