Zaki në Hull City

Hull ka kompletuar transferimin e sulmuesit Amr Zaki në formë huazimi deri në fund të sezonit. Zaki i cili shënoi 11 gola në Premierligë gjatë huazimit në Wigan sezonin e kaluar, i bashkohet Hullit nga klubi egjiptian Zamalek.
Menaxheri i Hull Cityt, Phil Brown do të kërkoj nga Zaki të përsëris paraqitjet e vitit të kaluar duke i ndihmuar ekipit të nxirret nga zona e rrezikshme. “Jemi të lumtur të konfirmojmë transferimin e Amr Zaki nga Zamalek. Futbollisti ka nënshkruar marrëveshjen e huazimit deri në fund të sezonit” thuhej në komunikatën e Hull Cityt.