Donovan i lumtur në Everton

Landon Donovan ka pranuar se ekziston mundësia që ai të vazhdoj qëndrimin në Everton nëse palët arrijnë marrëveshje mes vete. Mesfushori amerikan ka bërë fillim të mbarë të karrierës në Premierligë pas huazimit nga Los Angeles Galaxy, në fillim të këtij muaji.
“E ndjej ngrohtësinë dhe mirëseardhjen. Është dallim i madh nga viti i kaluar kur isha i huazuar në Bayern Munich. Nuk varet nga unë por nëse palët arrijnë marrëveshje mes vete do të më pëlqente të vazhdoj qëndrimin në Everton” tha Donovan, i cili aktualisht do të huazohet deri në fund të sezonit.