Arsenal ndjek Ozilin

Arsenal ka ringjallur interesimin ndaj mesfushorit gjerman Mesut Ozil por përballen me konkurrencë nga Barcelona.
E përditshmja angleze The People ka bërë të ditur të hënën se mesfushori i Werder Bremenit është ende objektiv i Arsene Wengerit pas interesimit fillestar gjatë verës së vitit të kaluar.
Në moshën 17 vjeçare, Ozil u bë futbollisti më i shtrenjtë në Gjermani kur u transferua nga Schalke në Werder Bremen për 3.8 milionë funta më 2005.