Van Nistelrooy refuzoi Galatasarayn

Ruud van Nistelrooy vazhdon të jetë një prej emrave më të përmendur gjatë afatit kalimtar të janarit.
E ardhmja e tij mbetet e paqartë por menaxheri i sulmuesit të Real Madridit ka thënë se klienti i tij nuk do të transferohet në Galatasaray.
“Jam duke marr shumë thirrje por Ruud nuk dëshiron të luaj në Turqi” tha Rodger Linse.
Van Nistelrooy ka edhe dy javë kohë për të nënshkruar për një klub të ri. Ai ka dështuar të zë vend në ekipin e parë të Realit gjatë këtij sezoni dhe ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme.