Qeveria akordon 46 milionë lekë për 14 familjet e prekura
18/12/2008 Nga tragjedia e 9 nëntorit në Gjirokastër
GJIROKASTËR - Qeveria shqiptare ka miratuar gjatë ditës së djeshme fondin e dëmshpërblimit prej 46 milionë lekësh për 14 familjet e prekura nga pallati i shembur në mesditën e 9 nëntorit. Vendimi u është bërë i ditur grevistëve të urisë nga përfaqësuesi i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, Bexhet Çobani. Sipas tij, Qeveria ka bërë përpjekjet maksimale për të lehtësuar gjendjen e rëndë të banorëve. Në bazë të vendimit, familjet që kishin apartamente 2+1 do të përfitojnë shumën prej 29 milionë lekësh, shumë në të cilën përfshihen edhe orenditë, ndërsa familjet me apartamente 3+1 do të marrin një shumë prej 36 milionë lekësh të reja. Në skemë janë përfshirë edhe 4 familjet që qëndronin në pallatin e shembur në apartamente me qira dhe për ta është akorduar fondi prej 400 mijë lekësh. Dosja e dëmshpërblimit me 70 faqe u përgatitur nga pesë specialistë, tre nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër dhe dy nga specialistët e Agjencisë rajonale të Legalizimeve, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave të ndërtimeve informale (ALUIZNI) pesë ditë pas ngjarjes tragjike dhe përllogaritja fillestare kapte vlerën financiare 80.476.960 lekë, duke llogaritur këtu edhe orenditë shtëpiake. Familjarët e prekur nga tragjedia e 9 nëntor të fillimit të javës përfituan ndihma financiare nga prefektura e qarkut, si dhe nga Bashkia e Gjirokastrës. Ndërkohë 18 kryefamiljarë të këtij pallati janë futur prej pak ditësh në grevë urie pas neglizhencës nga institucionet vendore në lidhje me trajtimin e ekonomik pas tragjedisë së 9 nëntorit. Atyre nuk u ishte dhënë as qiraja mujore e as pensioni ditor. Në këtë tragjedi vdiqën tre shtetase shqiptare si pasojë e ndërhyrjes në themelet e pallatit nga një firmë ndërtimi, e cila po kryente gërmime për hapjen e themeleve për ndërtimin e një pallati të ri. Një pjesë e pallatit të banuar u shemb duke marrë me vete 3 njerëz, ndërkohë që më pas ai u shemb qëllimisht pasi rrezikonte ndërtesat e tjera.