E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi, shitet obligacioni 7-vjecar

Blerina Hoxha
Per here te pare ne historine e saj, qeveria ka shqiptare ka blere borxh, nepermjet nje obligacioni 7-vjecar, afati me i gjate i maturimit te huas deri me tani. Ministria e Financave ne bashkepunim me Banken e Shqiperise realizuan ankandin e pare te shitjes se obligacionit 7-vjecar, me nje shume 6 miliarde leke dhe qe do te shlyhet deri ne vitin 2014. Burimet ne Ministrine e Financave, pasi vleresuan sukses zhvillimin e ankandit, njoftuan se interesi i obligacionit 7-vjecar eshte me shume se 10 per qind. Nga kjo nisme, qeveria pritet te ule kostot e kthimit te borxhit, per shkak te zgjatjes se afateve te shlyerjeve. Nga ana tjeter, ata qe blejne kete borxh, qe mund te jene edhe individe, mund te perfitojne interes me te larte. Burimet ne Ministrine e Financave bejne te ditur se, tashme ka nje strategji te huamarrjes qeveritare, e cila parashikon zgjatjen e afateve te emetimit te letrave me vlere te qeverise. Me se shumti deri me tani qeveria i ka plotesuar nevojat per shpenzime me borxh te brendshem me afat kthimi jo me shume se nje vit. Ministria e Financave, ne kuader te hedhjes ne treg te instrumentit te ri te letrave me vlere, ka bere gati edhe te gjitha modalitetet, te cilat do t'u behen te ditura bankave te nivelit te dyte nepermjet nje shkrese te posacme. Sipas rregullores se financave, subjektet te cilet kane te drejte te marrin pjese ne ankand per blerjen e obligacioneve jane bankat e nivelit te dyte, te cilat kane edhe licencen perkatese per kete proces. Por, nderkohe, obligacionet mund te tregtohen ne tregun sekondar ndermjet bankave, individeve etj. Interesi i obligacioneve do te jete i ndryshueshem, bazuar ne mesataren e interesave te bonove te thesarit me afat maturimi 1-vjecar.
Si llogaritet interesi
Interesi i obligacionit 7-vjecar do te llogaritet mbi bazen e interesave mesatare te ponderuara te 3 ankandeve te fundit te emetuara perpara zhvillimit te ankandit te obligacioneve. Nderkohe qe shtesa mbi interesin do te percaktohet nga rezultati i ankandit. Bankat do te marrin pjese ne ankand me opsionet e ndryshme te marzhit per shuma te ndryshme te ofruara, bejne te ditur burimet ne Ministrine e Financave. Keshtu vlera me e larte e ketij marzhi e pranuar nga Ministria e Financave plus interesin e ndryshueshem perben kuponin, i cili do te zbatohet ne menyre uniforme per te gjitha kerkesat fituese. Emetimi i obligacioneve e afat maturimi 7-vjecar nga ana tjeter eshte nje sinjal se, ekonomia vendase e ka kaluar fazen e veshtire te tranzicionit. Edhe bankat e nivelit te dyte kane filluar te ofrojne sherbimet e kursimeve me afat maturimi 5-vjecar dhe te kredive me afat kthimi 15 deri ne 20 vjet. Kjo shperndarje e borxhit ne vite pritet te ule efektet shok ne interesat e bonove te thesarit ne periudha te caktuara dhe sidomos ne fund te vitit, jane shprehur zyrtaret e Ministrise se Financave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›