E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Pa stabilitet makroekonomik, nuk ka zhvillim

Debati ne lidhje me orientimin e politikave monetare dhe ato qe kane te bejne me stabilitetin financiar eshte shnderruar ne nje tradite e finalizuar tashme nga Banka e Shqiperise ne nje konference te pervitshme. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, tha se stabiliteti makroekonomik eshte themelor dhe nje pararendes i te gjitha zhvillimeve te tjera te rendesishme ekonomiko-financiare. "Pa stabilitet makroekonomik nuk ka rritje, nuk ka investime te huaja, nuk ka rishperndarje e per rrjedhim, nuk ka zhvillim ne pergjithesi", shtoi ai. Per here te pare, pas shume vitesh te veshtira tranzicioni, autoritetet shqiptare duhet te kene pronesi te plote mbi programet afatmesme te zhvillimit te vendit. Eshte kjo arsyeja qe BSH-ja prej kohesh eshte angazhuar ne nje proces te gjithanshem te studimit dhe te perzgjedhjes se alternativave me te mira, shtoi Fullani.
Ne kete konference marrin pjese eksperte te bankave qendrore dhe te institucioneve financiare nderkombetare, akademike te njohur, perfaqesues te sistemit bankar dhe te institucioneve te tjera ne vend, si dhe shume personalitete te tjera te vendit dhe te huaja.
Ne fokus te saj jane strategjite e politikes monetare per ekonomite e vogla, te cilat jane te detyruara "te jetojne" nen hijen e Eurozones, pjese e se ciles do te behen ne nje periudhe afatgjate. Sot stafi i Bankes se Shqiperise do te prezantoje progresin e bere nga institucioni gjate vitit 2007, ne lidhje me pergatitjet per adoptimin e regjimit te ri te politikes monetare ne te ardhmen. Ne perfundim te kesaj konference, do te organizohet edhe ceremonia e Cmimit te Guvernatorit per Diplomen me te Mire, ku Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, do t'i akordoje cmimet perkatese studenteve qe kane paraqitur tre temat me te mira te perzgjedhura ne fushen e sistemit bankar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›