Zaneti: Fitorja me Milanin? Interi nuk e ka fituar titullin kampion
Kapiteni i Interit, Javier Zaneti nuk eshte i te njejtit mendim me shumicen e opinionit sportiv ne Itali, se pas fitores se fundit te skuadres se tij, eshte siguruar para kohe titulli kampion. Nente pike eshte distanca qe i ndan kryesuesit e Seria A me ndjekesit me te afert, Milanin. Ndeshja derbi mes dy ekipeve te Milanos i dha nje fitore bindesi ekipit te Murinjos, e dyta per kete sezon ndaj kuqezinjve te Leonardos, por kapiteni i Interit, Zaneti thekson se deri ne fund ka edhe shume ndeshja dhe gjithcka mund te ndodhe. - "Interi dha nje sinjal te forte per te fituar titullin kampion, pikerisht pas ndeshjes se fundit me Milanin, megjithate, gara per titullin kampion ne Seria A mbetet e hapur", - theksoi Javier Zaneti. "Ka ende edhe shume ndeshje para per te luajtur dhe une mendoj se Milani do te luaje deri ne fund me shansin se do te fitoje titullin ne Seria A." Suksesin e fundit ne derbi, argjentinasi ia dedikon karakterit te larte te lojtareve dhe skuadres ku ai aktivizohet prej shume sezonesh."Ishte nje fitore e kendshme, dhe me kryesorja kishte te bente me karakterin dhe personalitetin tone. Ne e meritonim fitoren. Pati me shume perpjekje dhe deshire nga ana joni per ta fituar kete ndeshje, ndaj edhe ia dolem mbane", - sqaron kapiteni zikalter. Zaneti pergezoi ekipin e tij, duke thene se ishte edhe e mrekullueshme ne fund qe te sigurohej fitorja ndaj Milanit, per shkak se ekipi kryesues i Seria A e mbylli ndeshjen me dy lojtare me pak. "Milani luajti sipas menyres se vet ne ndeshjen derbi dhe u perpoq qe te dilte ne loje, por kishte perballe nje ekip solid dhe te vendosur, cka beri te pamundur qe kundershtari te fitonte karshi nesh", - perfundoi Zaneti.