Zanetti: Do të mposhtim Milanin
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka siguruar se ekipi i tij do të shënojë fitore kundër Milanit në derbin e qytetit.
Dy ekipet do të përballen gjatë dielës në takimin që do të zhvillohet në San Siro në të cilin Milani do të jetë mikpritës.
"Të dielën ne do të fitojmë. A është më mirë ta fitosh skudeton ose Ligën e kampionëve? Ne do të përpiqemi t'i fitojmë të dyja garat", ka thënë Zanetti.
Argjentinasi po ashtu ka folur për trajnerin Jose Mourinho, duke thënë se atë mund ose ta doni ose urreni. "Unë e pëlqej", ka shtuar kapiteni i nerazurëve.