E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho s’ka problem me Mancinin

Robinho ka insistuar se nuk ka mosmarrëveshje me menaxherin e Manchester Cityt, Roberto Mancini.

Përforcimi i vlefshëm 32.5 milionë funta ishte zëvendësuar pas një ore lojë, në humbjen 2-0 nga Everton, javën e kaluar. Ai ishte inkuadruar në fushë në minutën e nëntë, në vend të Roque Santa Cruz, të lënduar.

Por, ai ka theksuar se nuk ka probleme me Mancinin.

“Nuk kam probleme me Mancinin. Është normale që secili futbollist dëshiron të luajë, por është trajneri ai që vendos dhe unë e pranoj atë. Kam biseduar me Mancinin. Ai e di se çka mund të presë nga unë dhe do të punoj shumë për ta realizuar atë. Jam profesionist, i përkushtuar në punë dhe gjithmonë e jap maksimumin në stërvitje. Nuk është e vërtetë të themi diçka të kundërt nga kjo. Dua të arrij sukses në City, nuk dua të largohem. Dua të fitoj tituj këtu dhe kjo ishte arsyeja pse jam larguar nga Real Madrid për këtë sfidë”, tha Robinho, për tabloidin anglez Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›